MENU
klinika

Ligue 1, Java 25

PSG përmbys 3 gola, por në fund barazim

15.02.2020 - 19:27

PSG ka dhuruar spektakël ndeshjen e sotme, edhe pse në fushë nuk ishin për asnjë minutë Mbappe dhe Neymar. Nga 3-0 për Amiens, miqtë nga Parisi përmbysën në 3-4, por në fund e pësuan dhe shkuan në 4-4.

Vendasit shënuan 3 gola njëri pas tjetrit në harkun kohor të 35 minutave. Herrera ngushton në 3-1 në fundin e pjesës së parë, me Amiens që shkon në pushim 3-1.

Por në pjesën e dytë PSG ka bërë një ndeshje të madhe. Kouassi con në 3-2 shifrat në 60’, ndërsa 5 minuta më pas barazon shifrat. Nuk mbaroi këtu, sepse Icardi në 74’ shënon golin e katërt dhe të avantazhit. Në fund, Amiens barazon në 4-4.

Në 12 ndeshje të këtij viti, PSG ka marrë 10 fitore dhe 2 barazime, duke u shkëputur në krye të Ligue 1, arritur gjysmëfinalen e Kupës së Francës dhe finalen e Kupës së Ligës. Tani radhën e ka Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon