MENU
klinika

Europa League, ndeshjet e para

Roma dhe Arsenal mjaftohen me nga një gol

20.02.2020 - 22:59

Europa League ka vijuar me spektakël me ndeshjet e orës 21:00. Në fushë kanë zbritur 8 cifte të tjera, ku nuk kanë munguar golat dhe emocionet, sidomos në pjesët e dyta, ku janë shënuar shumë gola.

Roma ka fituar vetëm 1-0 ndaj modestëve belgë të Gent. Në pjesën e parë Perez shënoi pas një pasimi magjik të Dzeko dhe italianët fitojnë sfidën e parë, por që gjithsesi, nuk jep siguri në kthim.

Edhe Arsenal ka fituar 1-0, por londinezët e marrin suksesin në transfertë ndaj Olympiacos. Lacazette në 81’ jep shumë shpresa që Arsenal të kalojë në turin tjetër.

Përmbysje spektakolare e Rangers. Nga 0-2, skocezët fitojnë 3-2. Debuton sulmuesi ynë Florian Kamberi, që futet në lojë në pjesën e dytë. Fitore e thellë e Ëolves, që mposht 4-0 Espanyol, duke hedhur një hap në turin tjetër.

Edhe Basel i Taulant Xhakës thuajse kalon në fazën tjetër pas fitores 3-0 në Nikosia ndaj APOEL. Ndërsa Leverkusen mposht 2-1 Porton, dy skuadrat që lënë të hapur gjithcka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshjet e para në Europa League

Inter bën “detyrën”, United shmang humbjen