MENU
klinika

Serie A, Java 22

Roma thyhet në transfertë, Champions në rrezik

01.02.2020 - 22:51

Duket se Sassuolo është “mace e zezë” për Romën. Sërish vendasit zijeshilë kanë mundur verdhekuqtë, kësaj here në shifrat 4-2. Një humbje që rrezikon kryeqytetasit për zonën Champions.

Sassuolo në harkun kohor të 19 minutave, në 7’ deri në 26’, shënon 3 gola dhe kjo ndikoi në ecurinë e mëpasme të lojës, ku miqtë në nuk arritën të merrnin veten.

Në pjesën e dytë, në 55’, Dzeko ngushton rezultatin në 3-1 dhe verdhekuqtë marrin zemër. Pavarësisht se mbeten me 10 lojtarë për shkak se Pellegrini ndëshkohet me të kuq, Roma nuk ndalet.

Veretout shënon golin e dytë me penallti dhe ndeshja hapet e gjitha. Por kur Roma po kërkonte golin e barazimit, Sassuolo ndëshkon me golin e katërt. Boga vulos shifrat në 4-2, më pas pak histori ka.