MENU
klinika

Serie A, Java 25

Ronaldo rekord në ndeshjen 1000, i shënon Berishës

22.02.2020 - 19:58

Cristiano Ronaldo ka mbushur sot 1000 ndeshje si futbollist profesionist, duke realizuar gol madje. Ai i shënon Etrit Berishës, ndërsa Juventus fiton 2-1 në transfertë ndaj SPAL.

Sulmuesi portugez e gjeti golin në minutën e 39-të pas një pasimi të bukur të Cuadrados. Portieri Berisha nuk pati mundësi reagimi. Goli 13-të radhazi për CR7 me fanellën e Juventusit, i 21 në kampionat.

Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A, duke barazuar rekordin e Batistutës dhe Quagliarellës. Lojtari duhet të shënojë dhe në takimin e radhës për të mbajtur i vetëm rekordin e Serie A.

Në pjesën e dytë dyfishon shifrat në 60’ Ramsey. Pas 9 minutash SPAL hyn në lojë me golin e Petagna me penallti. Megjithatë, vendasit janë të pafuqishëm për të marrë të paktën një barazim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN