MENU
klinika

Dekret të posaçëm për ekonominë

Sa është dëmi që COVID-19 i ka shkaktuar Italisë?

29.02.2020 - 14:35

Koronavirusi mund t’i shkaktojë Italisë një dëm që llogaritet që varion mes 9 deri në 27 miliardë euro. Agjencia e Lajmeve ANSA i referohet një studimi të realizuar ku analizohet impakti në rajonet italiane, me efekte të menjëhershme dhe ato afatgjata, sipas sektorëve. Lombardia dhe Veneto, rajonet më të prekura, përbëjnë 31 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë. Qeveria italiane ka miratuar një dekret të posaçëm në ndihmë të ekonomisë në zonat e prekura nga koronavirusi.

Të prekurit në Itali nga koronavirusi janë 822 deri më tani. Numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe i përkasin kryesisht moshës mbi 70 vjeçare. Ajo që evidentojnë autoritetet është se gjysma e personave të prekur nuk kanë simptoma të rënda dhe nuk kanë nevojë përshtrim në spital. 345 persona janë shtruar në spitale me simptoma dhe 64 janë në terapi intensive. Ditën e hënë do të rihapen zyrat postare në disa komuna për të paguar pensionet. Në zonat e rrethuara me të kuqe jeta do të vijojë normalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Masat e Kinës për të mbrojtur bizneset

Barrierë për ekonominë/ Hong Kong ndan 15 mld dollarë

Nga lufta tregtare tek ulja e prodhimit

CNBC/ Çfarë e pret ekonominë globale?