MENU
klinika

Statistikat

Serie A, kampionati që “ha koka” trajnerësh

06.02.2020 - 11:53

Serie A është kampionati që “ha” më shumë koka trajnerësh. Të paktën këtë sezon kjo konfirmohet plotësisht. Në 22 javë të luajtura deri më tani, është shkarkuar një trajner çdo dy javë.

Deri tani shkarkimet kanë qenë 11, por ende disa pankina janë në rrezik. Nuk janë prekur trajnerët e skuadrave të kreut, kjo edhe për faktin se janë brenda objektivave.

Protagonistja absolute deri tani ka qenë Brescia, e cila ka zyrtarizuar trajnerin e tretë, teksa pas shkarkimit të parë, rikthimit dhe shkarkimit të dytë brenda pak javësh të Eugenio Corinit, periudhë mes së cilës stërviti edhe Fabio Groso për 3 ndeshje, “dallëndyshet” thirrën në stol Diego Lopezin.

Ndërkohë, Torino gjithashtu shkarkoi Walter Mazarri-n, duke thirrur në stol Moreno Longon, por lista vazhdon dhe është e gjatë. I pari që përshëndeti ishte ishmilanisti Marco Giampaolo, për të vazhduar më pas me Eusebio Di Francesco-n nga Sampdoria; Aurelio Andreacoli-n dhe më pas Tiago Motën nga Genoa.

Edhe kuqeblutë kanë ndërruar 3 trajnerë sivjet, derisa aktualisht ekipi drejtohet nga Davide Nikola. Gjithashtu është shkarkuar Igor Tudor nga Udinese, Carlo Ancelotti nga Napoli dhe Vincenzo Montella nga ana e Fiorentinës.