MENU
klinika

Rrëfimi i Clarence Seedorf

“Në Serie A mësova të mbijetoja në fushë”

03.01.2020 - 14:32

I përket fillimit të viteve 2000, një plejade të mëdhenj futbollistësh, një nga mesfushorët më të fortë në botë, i admiruar për cilësitë morale dhe teknike.

Po flasim për Clarence Seedorf, ish-lojtar i Real Madrid dhe Milan, që e bëri “sefte” në Itali me fanellën e Sampdorias (1995–1996). Holandezi foli për revistën “So Foot” mbi përvojën me këtë skuadër italiane:

“Te Sampdoria më duhej të rishikoja të gjitha parimet e mia të lojës. Në Itali mësova të mbijetoja në një fushë futbolli. Mbaj mend që në Genoa, tifozët donin t’i shihnin lojtarët duke vrapuar pas topit, për ta kjo ishte e detyrueshme.

Kështu që fillova të vrapoja kudo, për t’u treguar shokëve të mi të skuadrës, trajnerit tim dhe tifozëve se isha një futbollist i uritur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Penalltitë vendimtare të legjendës

Historia e Buffon përmes…11 metrave