MENU
klinika

Shkon në 722 numri i të vdekurve

Shënohet viktima e parë amerikane e prekur nga Coronavirus

08.02.2020 - 11:26

Rritet bilanci i të vdekurve nga coronavirusi në Kinë. Deri më sot numri i të vdekurve nga virusi i tmerrshëm ka shkuar në 722.

Ndërkohë 3399 persona të prekur nga coronavirusi pasi kanë marrë mjekimet e duhura janë larguar nga spitalet të shëruar.

Por edhe bilanci i të prekurve është rritur duke shkuar në 34546 në Kinë. Ndërsa ditën e djeshme në Ëuhan kanë vdekur një shtetas amerikan dhe një japonez. Lajmi është konfirmuar nga ambasada amerikanë dhe ajo japoneze në Kinë.

“Konfirmojnë se një shtetas amerikan, 60 vjeç i cili u prek nga coronavirusi disa ditë më parë ndërroi jetë më 6 shkurt në spitalin e Wuhan”-ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët amerikanë kanë frikë t’i afrohen

I infektuari me koronavirus po trajtohet nga një robot!