Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Itali. Mësohet se një 77-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.
Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 16.
Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz.