MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Shqipëria humb në fund, Kosova ia del

21.02.2020 - 13:20

Kombëtarja e meshkujve në basketboll është mundur 70-62 nga Portugalia, në fazën paraeliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2023. Ndeshja e luajtur ne Lisbonë ka qenë mjaft e fortë dhe emocionuese, me kuqezinjtë që iu afruan shumë fitores, por fundi i takimit ishte ai që vulosi fitoren e kombëtares vendase.

Shqipëria luajti mjaft mirë, barazoi deri në 62-62, por disa gabime në aksionet e fundit bënë që vendasit të triumfojnë, duke i realizuar të gjitha gjuajtjet e lira që patën në dispozicion.

Një rezultat që mund dhe duhej të kishte qenë ndryshe, në favor të vendit tonë, që në këtë sfidë luajti me mungesa, pasi nuk ishin Moore dhe Ndoja. Të dielën, në mjediset e “Dhimitraq Goga” luhet ndeshja e dytë e Grupit A, ajo mes Shqipërisë dhe Qipros. Kjo e fundit u mund 97-41 nga Bjellorusia.

Ndërsa Kosova ka mundur Islandën me rezultatin e ngushtë 80-78. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke qenë në epërsi nga fillimi i ndeshjes, më e larta arriti në 20-11 në periodën e parë.

Pas dëmtimit i Shaën Jones, miqtë afrohen ndjeshëm. Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, teksa Dardanët triumfuan në fund me rezultat 80:78. Pas 3 ditësh Kosova do të luajë kundër Luksemburgut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dështimi i Kombëtares U-16 femra

Vetëm humbje, basketbolli shqiptar në krizë

Ecuri negative në kampionatin europian

Kombëtarja e basketbollit U-20 për të ardhur keq!