MENU
klinika

Serie A, Java 17, Lazio-Verona

Strakosha e Kumbulla shkëlqejnë, paqe mes tyre

05.02.2020 - 22:58

Një ndeshje shumë e bukur mes Lazios dhe Veronës, që për shqiptarët ishte edhe një derbi, ku Thomas Strakosha ishte përballë Marash Kumbullës, ndër më të vlerësuarit e sfidës, që u mbyll 0-0.

Bardhekaltrit kishin mundësinë që të shkonin në 52 pikë, vetëm dy më pak se kampionët dhe një më shumë se zikaltrit. Gjithsesi, Verona konfirmohet dhe një herë si një ndër ekipet më në formë të momentit, teksa fundjavën e kaluar ndali edhe Milanin në “San Siro” në barazim 1- 1.

Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, që krijuan disa raste, ndërsa në fraksionin e dytë, Verona e nisi shumë herë më mirë. Në fund, të besuarit e Inzaghit krijuan përsëri mundësi mjaft të mira, por Immobile nuk arriti t’i konkretizonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN