MENU
klinika

VIDEO/ Ja reagimi i tij

“Taksën s’ban me hjek” Qëllohet me vezë zv.kryeministri

22.02.2020 - 13:35

Është qëlluar me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, afër godinës së Qeverisë së Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si Hoti është sulmuar me vezë nga persona të panjohur, derisa ishte duke ecur në rrugën prapa ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

“Taksën s’ban me hjek. Taksën s’ban me hjekë”, dëgjohet të thotë personi, që mendohet se ka hedhur vezët në drejtim të Hotit.

Paralajmërimin e Qeverisë Kurti për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet ndaj Serbisë po e kundërshton AAK, e cila ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’