MENU
klinika

Java 22

Tirana fikson stadiumin ndaj Skënderbeut

13.02.2020 - 14:44

Tirana ka fituar 9 ndeshje radhazi dhe të shtunën do të presë Skënderbeun, në orën 17:00. Bardheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme edhe stadiumin ku do zhvillohet sfida.

Dukej se këtë herë kryeqytetasit do të riktheheshin në “Selman Stermasi”, për shkak se në impiantin e ri kombëtar “Air Albania”, ka pasur impenjime edhe Shqipëria U-16 e femrave.

Megjithatë, Tirana pavarësisht ngarkesës së fushës prej numrit të ndeshjeve (edhe sot luan Shqipëria U-16), ka vendosur sërish të luajë në Air Albania”.

Një stadium i cili iu ka sjellë fat 24-herë kampionëve të Shqipërisë pasi në këtë impiant ia kanë dalë të fitojnë dy ndeshjet e luajtura, e fundit ishte ajo me Teutën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN