MENU
klinika

Reagimi i drejtorit të Partizanit

Tirana në histori, Rama: Vendosi arbitri!

28.02.2020 - 21:32

Tirana ka marrë një rezultat historik ndaj Partizanit, duke fituar 5-1 në derbi. Kjo ishte fitorja e dytë më e thellë ndaj të kuqve. Në vitin 1985, Tirana pati fituar 7-3, ndërsa sot përsërit me 4 gola diferencë.

Ka reaguar menjëherë drejtori i Partizanit, Olsi Rama, që për të dytën javë radhazi ka dalë para mediave duke akuzuar se vendimet e gjyqtarëve kanë ndikuar ndeshjen e skuadrës së tij, ai ka akuzuar hapur gjyqtarin se ndikoi sfidën me kartonin e kuq.

“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkompetent, unë nuk di çfarë të them.

Kjo është një humbje kohe. I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. I kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torasa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë arbitrare nga një arbitër inkompetent. Nuk e di kush e mori vendimin.

Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë? Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”, -tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardheblutë shkëputen në krye

Tirana “shkurorëzon” Partizanin në derbi