MENU
klinika

Publikimi i impiantit të ri

UEFA krenohet me stadiumin “Air Albania”

28.02.2020 - 17:44

U bënë më shumë se 3 muaj nga inagurimi i stadiumit “Air Albania”, ku përveç ndeshjes Shqipëri-Francë, janë zhvilluar edhe 6 ndeshje të Kategorisë Superiore, ndërsa e shtata do të luhet pikërisht pas pak (Tirana-Partizani).

Stadiumi “Air Albania” është një nga më të bukurit në Ballkan. Ndërtimi i këtij stadiumi ka tërhequr vëmendjen e disa mediave më të mëdha, të cilat i kanë kushtuar edhe shkrime të veçanta.

Së fundmi, një video të veçantë për stadiumin “Air Albania” ka postuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s. Këta të fundit kanë kujtuar edhe njëherë emocionet e veçanta nga ndeshja inauguruese me Francën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimi nga “Gazzetta dello Sport”

“Air Albania”, ndër 5 stadiumet e së ardhmes