Kushdo që ka pasur ose ka hundë të bllokuara, pajtohet me idenë se është gati të bëjë çdo gjë për t’i larguar njëherë e mirë.
Ju rendisim 6 pika si ta bëni këtë gje shpejt dhe me efekte afatgjata.
Masazhoni për 1 minutë dhe butësisht pikën mes vetullave tuaja
Ky veprim:
- Parandalon thatësinë dhe inflamacionin e sinuseve;
- Ka një efekt parandalues;
- Zvogëlon presionin në sinuset frontale.
Masazhoni pikën mes hundës dhe buzës suaj
Masazhoni pikën midis buzës së sipërme dhe hundës tuaj me lëvizje të buta për 2-3 minuta. Ky truk do të ndihmojë për të hequr ënjtjen në hundën tuaj.
Masazhoni sinuset nazale për 1-2 minuta
Kjo procedurë do të ndihmojë në hapjen e pasazheve të hundës dhe do të jetë shumë më e lehtë të shfryni hundët.
Përdorni një pastrues ajri
Kur lagështia e ajrit është më pak se 40%, mukoza në hundën tuaj thahet dhe ndërhyn në frymëmarrjen e lirë. Nëse tashmë ka shumë mukus dhe lagështia është e ulët, mund të zhvillohen komplikime të rënda bakteriale. Përmbajtja optimale e lagështirës është nga 40% në 60%.
Përdorni një shami të ngrohtë
Kompresa nuk duhet të jetë shumë e nxehtë, vetëm në një temperaturë të rehatshme. Nxehtësia do ta bëjë çdo mukus më të lëngshëm. Pas ngrohjes, shfryni hundët ose i lani me kripë.
Nëse shkaku është alergjia, stërvituni rregullisht
Kur rrahjet e zemrës suaj janë rritur sa duhet dhe trupi juaj nxehet, kjo ka një efekt të mirë në rrjedhën e mukusit në hundën tuaj. Kështu do të jetë shumë më e lehtë të shfryni hundët.