MENU
klinika

Cili është shkaku?!

800 familje në Poliçan me probleme nga mushkëritë

26.03.2020 - 16:18

Bashkia Poliçan ndalon hyrjen në qytet të personave që vijnë nga jashtë apo nga qytetet e tjera.

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, Bashkia e Poliçanit ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme. Me një vendim të Këshillit Bashkiak dhe në bashkëpunim edhe me bashkinë e Skraparit,në hyrje të qytetit të Poliçanit është ngritur një postobllok në të cilin filtrohet çdo person që hyn në qytet.

Çdo person që kalon në këtë postobllok, qoftë edhe ish/banorë të Poliçanit e Skraparit, në qoftë se rezultojnë se kanë ardhur nga jashtë apo nga Tirana,nuk lejohen të jetojnë në Poliçan apo të ikin në Skrapar,deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj ka deklaruar se në këtë situatë të rënduar pandemie nga frika e përhapjes së koronavirusit, qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari sepse ka një kontigjent të tillë banorësh që kanë punuar prej 30-vjetësh në Kombinatin e Armëve dhe vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

“Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti nê moment sepse janë shumë të sëmurë nga mushkëritë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ne si bashki morëm dhe masa të jashtëzakonshme”- tha Zotkaj.

Sipas Zotkaj,duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Civid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera, qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit.

Kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, ka deklaruar se edhe pse ky vendim nuk është pëlqyer nga Drejtoria Vendore e Policisë,që sipas tij, në Poliçan nuk ka as mjete, as postoblloqe e as efektivë të mjaftueshëm në Postën e Policisë, bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, deri në përballimin e kësaj situate të rënduar pandemie botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Planet për të qëndruar në pushtet deri në 2036

“Dorëzohet” Putini, shtyn votimin për shkak të koronavirusit