MENU
klinika

As po, as jo...

A është Kina fajtore për koronavirusin?

19.03.2020 - 16:17

Disa komentatorë amerikanë dhe politikanë demokratë janë treguar agresivë ndaj Donald Trump dhe republikanëve që i referohen pandemisë si “virusi i Wuhanit” dhe vazhdimisht tregojnë se Kina ishte burimi i pandemisë. Në emërtimin e sëmundjes COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetit në mënyrë specifike shmangte përmendjen e Wuhan.

Fundi i vitit të kaluar ishte koha kur autoritetet duhet të vepronin dhe, siç ka vërejtur Nicholas D. Kristof nga New York Times, ” ata vepruan, por jo kundër virusit, por kundër atyre që po përpiqeshin të nxirrnin në pah.”

Kjo është ajo që lejoi që virusi të përhapet në të gjithë globin. Për shkak se Partia Komuniste Kineze pretendonte se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, virusi u perhap kudo. Qeveria e izoloi qytetin në 23 janar, shtatë javë pasi u shfaq virusi për herë të parë.

Siç kanë treguar ngjarjet në Itali, Shtetet e Bashkuara, Spanjë dhe Francë, shumëçka mund të ndodhë brenda një jave, e jo më në shtatë.

Por a është kjo koha për të fajësuar dikë? Po është. Veçanërisht pasi zyrtarët kinezë kërkojnë të përfitojnë nga kriza dhe të fillojnë një fushatë dezinformimi duke pretenduar se Ushtria Amerikane shkaktoi virusin .

Të dëgjosh zëdhënësit kinezë që përdorin gjuhën e racizmit dhe paragjykimet është disi surrealiste, duke marrë parasysh që ky është një regjim që ka mbyllur më shumë se 1 milion muslimanë dhe pakicat etnike në kampe “riedukimi”.

Sigurisht, amerikanët do të duhet të jenë vigjilentë. Me një nga nivelet më të larta të rasteve dhe numrin e vdekjeve, qytetarët kinezë kanë vuajtur mjaft. Sidoqoftë, udhëheqja kineze është çështje tjetër. Është një regjim, nga më të këqijtë dhe më brutalët.

Kritikët amerikanë po shkatërrojnë pa dashje dallimet midis një regjimi autoritar dhe atyre që jetojnë nën të.

Shumë gjithashtu krahasojnë regjimin kinez dhe Donald Trump. Ky qëndrim është vështirë të merret seriozisht. Trump nuk i ndaloi mediat të raportonin për koronavirus; ai nuk i zhduk kritikët e tij.

Natyra e një regjimi ka rëndësi. Dhe kjo është arsyeja pse unë, për një, jam i lumtur që jetoj në një demokraci, në këtë kohë krize.

Pas krizës, marrëdhëniet me Kinën nuk mund dhe nuk duhet të kthehen në normalitet. Asgjë, në çdo rast, nuk do të kthehet në normale.

Sigurisht, pjesa tjetër e botës do të duhet të jetojë me udhëheqjen kineze për sa kohë që mbetet në pushtet.

Por kjo pandemi duhet, më në fund, të na zhdukë çdo shpresë të mbetur që regjimi kinez mund të jetë një aktor i përgjegjshëm global. Nuk është dhe nuk do të bëhet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Atlantic/ konica.al