MENU
klinika

Si presidenti kinez e përkeqësoi situatën

As koronavirusi nuk e bëri të hiqte dorë nga gënjeshtrat…

12.03.2020 - 17:45

Presidenti kinez Xi Jinping sapo ka nisur “një turne fitoresh” ndaj koronavirusit në Wuhan, ku ai u perhap filimisht.

Kjo krizë nxori në pah të metat e Partisë Komuniste Kineze: paqëndrueshmërinë dhe të keqen e saj. Dhe kinezët, amerikanët, iranianët dhe njerëzit kudo tjetër po vuajnë për të.

Fajet e Xi dhe partisë së tij janë të qarta. Ishte papërgjegjësia e tyre që e lejoi koronavirusin të përhapej kudo. Ishte qëllimi i tyre per ta fshehur, që lejoi koronavirusin të infektonte këdo. Ishte refuzimi i tyre i fshehtë për të lejuar hyrjen e shkencëtarëve të huaj në Kinë që ndaloi hulumtimin per vaksinat.

Realiteti është se si Xi i ka bërë gjërat më keq sesa ishin. Siç vëren James Griffiths të CNN, Pekini vazhdon me sulmet e tij ndaj kritikëve perëndimorë.

Media shtetërore thotë se Xi ka dëshmuar se ai është një lider i shkëlqyer.

Po, një lajm i mire eshte që koronavirusi duket se po përhapet jo dhe aq shpejt tani në Kinë. Por ne nuk mund të shohim përparim përmes prizmit që Xi tregon.

Kjo krizë u krijua në Kinë dhe u perhaps kudo për shkak të dështimit të qëllimshëm të Xi-së. Kështu që kjo është e vetmja meritë e tij…

Përkthyer dhe përshtatur nga Washington Examiner/ konica.al