MENU
klinika

Skenari i mundshëm

Barcelona do titullin nëse La Liga nuk zhvillohet

15.03.2020 - 17:53

Ka skenarë nga më të ndryshëm për vijëmësinë e futbollit europian apo të ligave të ndryshme. Por nga Spanja vjen rasti i Barcelonës. Klubi katalanas do t’i kërkojë ligës spanjolle të futbollit t’i dorëzojë titullin kampion nëse kampionati nuk rifillon më për shkak të situatës së rëndë nga coronavirusi.

Kur kanë mbetur 11 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona po mendon për skenarin që ndoshta La Liga nuk fillon më. Një nga rregullat ku do të mbështetet është fakti që është shpallur kampione dimri dhe ka luajtur me të gjitha skuadrat deri tani. Duhet theksuar se me këtë situatë kjo është gjëja e fundit që merret në konsideratë, edhe pse fillimisht duhet të shprehet federata spanjolle.

Ekziston një artikull 118 i federatës që thotë se përballë një situate të jashtëzakonshme, kampionati mund të pezullohet përfundimisht në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Katalanasit për momentin janë në vendin e parë në La Liga, me 2 pikë më shumë se Reali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin