MENU
klinika

"Je i pasaktë"

BE-Thaçit: Nuk e kemi emëruar ende Lajçakun emisar

21.03.2020 - 11:42

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar pas kritikave dhe sulmeve të presidentit Hashim Thaçi në drejtim të kryediplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, i cili pritet edhe të emërohet si emisar i BE’së për negociatat e paqes Kosovë-Serbi.

Stano ka thënë se është i befasuar të shoh një reagim të tillë të pasaktë të presidnetit Thaçi, duke qenë se procedurat për emërimin e Miroslav Lajçak janë duke vazhduar dhe se ende nuk ka një vendim final.

“I suprizuar të shoh një qëndrim të tillë të pa sakt. Procedurat brenda BE-së janë duke vazhduar, nuk ëhstë marrë ende asnjë vendim. Asnjë përzgjedhje s’është bërë apo publikuar. FIllimisht procesi duhet të kompletohet, dhe do të tregojmë pastaj zyrtarish”, ka shkruar Stano në reagimin ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Dje kreu i shtetit të Kosovës kishte përgëzuar Miroslav Lajçakun për marrjen e postit të emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë i kishte thënë se misioni i tij do të jetë i destinuar për të dështuar.

Thaçi në këtë reagim kishte thënë se Lajçak nuk kishte arritur që të evitojë votën kundër të Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Shuhen shpresat për heqjen e sanksioneve

Festa për fitoren e Trump, Dodik e paguan shtrenjtë

Mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Serbi-Kosovë?

Fitorja e Trump, çfarë pret Beogradi nga manjati