MENU
klinika

Anuloi pjesëmarrjen pas tërmetit

Besa ka hequr dorë përgjithmonë nga “Kënga Magjike”?!

05.03.2020 - 18:37

Besa Kokëdhima ka folur sot për projektin e saj të ri, “C’est la vie”, jetën mes Francës dhe Shqipërisë si dhe vendimin që mori në dhjetor për të anuluar pjesëmarrjen e saj në “Këngën Magjike”.

Në një intervistë për revistën “Class”, Besa sqaroi përse vendosi të hiqte dorë nga konkurrimi duke u shprehur se gjendja e saj emocionale ishte shumë larg festivalit.

Këngëtarja shtoi se asnjë kompeticion muzikor nuk qëndron mbi shqiptarët që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Image result for B ESA KOKEDHIMA

Por e pyetur nëse do ta shohim në një kompeticion të ri muzikor, Besa pohoi se përveç Festivalit të RTSh-së, nuk do të jetë askund tjetër. Të ketë hequr dorë njëherë e mirë nga “Kënga Magjike”?

“Nuk kam snjë pendesë, përkundrazi! Kam bërë plotësisht atë që kam ndjerë. Në disa aspekte unë jam shumë tradicionale, traditat tona të respektit ndaj katastrofës e humbjes njerëzore janë të rëndësishme për mua. Përpos gjendjes time emocionale e cila nuk ishte më aspak në festival, sikundër edhe unë nuk kisha pse të isha. Ishte momenti që kishin vdekur shumë shqiptarë nën rrënojat e tërmetit, dhe për mua asnjë kompeticion muzikor nuk qëndron mbi këtë”, tha Besa.

E pyetur nese do e shohim  sërish në ndonjë kompeticion të rëndësishëm muzikor, Besa tha “Përveç Festivalit të RTSH-së, që mund të ndodhë në të ardhmen, nuk besoj se mund të jem më pjesë e ndonjë kompeticioni muzikor në Shqipëri’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zemra ime është e ngarkuar, nuk mund..."

Tragjedia në vend/ Besa merr vendimin ‘drastik’