MENU
klinika

Pasioni për sportin

Bujar Qamili: Do isha bërë futbollist nëse nuk do këndoja

14.03.2020 - 13:55

Do ta mendonit se si mund të luante Bujar Qamil futboll? Këngëtari i njohur shkodran sot është në moshë, por në rininë e tij ai ka luajtur me moshat e Vllaznisë. Nëse ai nuk do të ishte bërë këngëtar, do të kishte pasur karrierë si futbollist. Këtë e thotë vetë Bujar Qamili.

Këngëtari mban titullin “Mjeshtër i Madh” për atë kontribut të madh që ka dhënë në muzikë, njihet si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, por shumëkush mund të pyesë se çfarë e lidh Bujar Qamilin me futbollin kaq shumë?

Ai njihet nga të gjithë edhe për këngët që i ka kënduar Vllaznisë së futbollit, pikërisht në rastet kur ajo është shpallur kampion dy herët e fundit, pikërisht në vitet 1998 dhe 2001. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, Bujar Qamili bën të ditur edhe arsyen pse është kaq shumë i lidhur me këtë lojë.

“Pasioni im për futbollin është shumë i madh, sepse e kam luajtur këtë lojë dhe kam qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Vllaznisë deri me të rinjtë. Më pas zgjodha muzikën dhe natyrisht që nuk jam pishman për këtë gjë, megjithatë po e përsëris, nëse nuk do të isha marrë me muzikë, do të kisha qenë futbollist dhe do të kisha luajtur me Vllazninë” – thotë Bujar Qamili.

Ata që kanë luajtur futboll me të në rini, flasin për një lojtar të talentuar, teknik dhe, si rrjedhojë e këtij pasioni, ai ka luajtur rregullisht dhe madje sa herë që gjen kohë të lirë edhe sot e kësaj dite ka dëshire të luajë minifutboll me shokët dhe miqtë e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakli i radhës në Shkodër

“Turbo Show” në teatrin “Migjeni”

Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë