MENU
klinika

Pas këngës me Ermal Fejzullahun

Butrint Imeri vjen me një bashkëpunim të ri surprizë!

03.03.2020 - 10:30

Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet!

Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, me të cilin risolli këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fillimisht në 2005-n, Butrinti ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës.

Në një bisedë me një ndjekës në Instagram, këngëtari i është përgjigjur me “po” pyetjes nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër. Këngëtari nuk e ka zbuluar ende emrin e artistit, por sigurisht që do të jetë super i njohur për të gjithë, ashtu si çdo bashkëpunim që ka realizuar ai.

Ky lajm vjen pas publikimit të hitit me Ermalin, i cili ka marrë deri më tani mbi 5 milionë klikime. Kënga e përpunuar ka ardhur me më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë asaj.

Ermal Fejzullahu u shpreh se e kishte pikë të dobët këtë këngë aq të suksesshme dhe sigurisht që kishte rezerva në fillim për rikthimin e saj, por me sa duket çdo gjë shkoi mirë.

Kënga u pëlqye shumë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN