MENU
klinika

U “zhduk” krejt papritur

Çfarë po ndodh me Ledion Liçon?

11.03.2020 - 11:11

Prej gati dy vitesh, moderatori i njohur Ledion Liço është larguar nga ekrani dhe ka shijuar larg syrit të mediave jetën e tij private.

Madje, për një kohë të gjatë ai çaktivizoi çdo rrjet social, duke i lënë të gjithë kuriozë të mësonin se ç’po bëhej me të. Të pakëtat raste kur e kemi parë kanë qenë kur partnerja e tij, Sara, ka ndarë foto me të në llogarinë e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

always in awe of this life we have built?

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on


Megjithëse zotëron edhe një llogari personale në Instagram, Ledioni nuk e përdor thuajse fare atë. Madje, vumë re se të vetmet foto që kishte publikuar, ai i ka fshirë nga profili i tij.

Për më tepër, Ledioni ka fshirë foton e tij të profilit dhe ka ndryshuar username-in, duke e vendosur “mr.ledionlico“.

Nuk e dimë nëse ky ndryshim i emrit pas kaq kohësh “paralajmëron” një rikthim të Ledionit, apo nëse moderatori do të mbajë sërish një profil tepër privat përsa i përket jetës personale. Në muajin maj të vitit që lamë pas, Ledioni dhe Sara u bënë prindër për herë të dytë.

Ata u bekuan me vogëlushin Roman dhe duket se fëmijët dhe puna kanë zënë një pjesë të madhe të kohës së Ledionit, i cili ka hequr dorë tërësisht nga rrjetet sociale.