MENU
klinika

Hysaj & Co: Qëndroni në shtëpi

Çfarë skenari do të ndiqet për futbollin shqiptar?

16.03.2020 - 13:58

Pas përhapjes edhe në vendin tonë të Koronavirusit nuk mund të flitet më futboll. Përveç pezullimit të garave në të gjitha nivelet, skuadrat kanë pezulluar edhe stërvitjet, ndërsa futbollistët janë vetëizoluar në shtëpi, ashtu pjesa tjetër e popullsisë.

Nuk ka një datë të saktë të rifillimit të aktiviteteve, por e sigurtë që do të ndodhë pas 3 prillit, gjithnjë nëse situata do të jetë stabilizuar. Duke qenë se futbollistët janë pa stërvitje, do t’u jepet të paktën dy javë kohë për të kapur ritmin dhe në rastin më të mirë, kampionatet mund të nisin në fund të prillit ose në fillim të majit.

Ky skenar është pak a shumë edhe në vendin fqinj Itali. Megjithatë, FSHF po qëndron në kontakt edhe me UEFA-n, e cila pritet që nesër të japë edhe udhëzimet më të fundit. Futbolli shqiptar është më pak i rrezikuar nga vendet e tjera, pasi skuadrat tona nuk marrin pjesë në Kupat e Europës dhe Kombëtarja nuk është kualifikuar për në Europianin e këtij viti.

Ndërkohë, FSHF, nëpërmjet futbollistëve dhe futbollisteve të Kombëtares u është bashkuar thirrjeve për të qëndruar në shtëpi pas shpërthimit të Koronavirusi. Për t’i ndërgjegjësuar që të gjithë të mos largohen nga banesat e tyre, duke ndihmuar që të ngadalësohet vala e infeksionit, janë mobilizuar edhe kuqezinjtë.

Nëpërmjet adresave në rrjetet sociale të FSHF-së, së fundmi Elseid Hysaj nga Napoli, por edhe dy futbollistet e Kombëtares, Mikaela Metalla dhe Suada Jashari, dërguan mesazhet e tyre me moton: “Qëndroni në shtëpi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrja e klubit të Partizanit

“Së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës”

Videomesazhi i futbollistëve të Kombëtares

Kuqezinjtë njëzëri: Qëndroni në shtëpi!