MENU
klinika

Videomesazhi i futbollistëve të Kombëtares

Kuqezinjtë njëzëri: Qëndroni në shtëpi!

15.03.2020 - 11:51

Thirrjeve për të qëndruar në shtëpi pas shpërthimit të coronavirusit në të gjithë botën, me masat e reja për parandalimin e përhapjes së tij të shpejtë, u janë bashkuar edhe një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Për t’i ndërgjegjësuar që të gjithë që të mos largohen nga banesat duke ndihmuar që të ngadalësohet vala e infeksionit, janë mobilizuar edhe futbollistët e përfaqësueses shqiptare.

Nëpërmjet adresave në rrjetet sociale të FSHF, Sadiku, Mavraj, Bare, Kumbulla e Memolla kanë dërguar mesazhet e tyre duke nxitur shqiptarët që të qëndrojnë në banesat përkatëse derisa të kalojë situate më kritike. “Qëndroni në shtëpi” është mesazhi i kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shëndeti, mbi të gjitha”

Messi nga vetizolimi ka një mesazh për botën

Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën