Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez kanë mbledhur një shumë prej 3 milionë eurosh për të ndihmuar vendin e tyre në luftën kundër Koronavirusit.
Ata kanë njoftuar në Instagram, se do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me Koronavirus. Shifra e madhe është mbledhur në vetëm 24 orë dhe lajmin e ka dhënë vetë Chiara në Instagram duke i falenderuar të gjithë për kontributin.
“Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende. Mbledhja më e madhe e donacioneve të bëra ndonjëherë në Evropë. Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu. Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.
Emra të njohur të modës dhe televizionit i janë bashkuar luftës kundër Koronavirusit.
Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro donacione për spitalet dhe institucionet italiane të përfshira në luftën kundër Koronavirusit të përhapur në vend.