MENU
klinika

Si të dalloni nëse keni koronavirus

Cilat janë simptomat “e buta” të COVID-19?

22.03.2020 - 12:31

Analiza e hershme tregon se rreth 80 përqind e rasteve të koronavirusit nuk janë serioze, por çfarë do të thotë kjo?

Sipas OBSH-së, simptomat “e buta” përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, dhimbje të fytit dhe ethe të shkallës së ulët. 

Nëse po shfaqni simptoma, edhe nëse mendoni se mund të jetë koronavirus, CDC ju rekomandon të izoloheni në shtëpi dhe të kontaktoni mjekun.

Nëse filloni të keni simptoma më të rënda si vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje, shqetësime gastrointestinale, ose nese shihni gjak kur kolliteni ose sasi të mëdha të mukusit, informoni mjekun  për të vlerësuar nëse keni nevojë për trajtim shtesë.

Kur duhet të shkoj në spital?

Nëse ju ose një familjar  po përjetoni një urgjencë mjekësore, është koha e duhur për të telefonuar 127. Nëse besoni se ju ose dikush në familjen tuaj mund të keni koronavirus, sigurohuni që ta bëni atë të qartë për operatorin.

Profesionistët mjekësorë dhe stafi i spitalit mund të marrin  virusin gjithashtu, dhe gjëja e fundit që ata dëshirojnë është që të bëhen një vektor dhe t’ia kalojnë virusin dikujt tjetër.

Nëse keni simptoma të buta, megjithatë, spitalet dëshirojnë që të qëndroni në shtëpi. Simptoma më serioze si frymëmarrje e tensionuar, dhimbje në gjoks ose ndërlikime të rrezikshme për jetën nga një sëmundje mund të kërkojnë një vizitë në spital, por duhet të  telefononi së pari. Spitalet kanë protokoll të përmirësuar për të trajtuar pacientët e mundshëm koronavirus, si maska dhe veshja mbrojtëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për kurimin e koronavirusit

A duhet të shmangni vërtet ibuprofenin?

Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?


Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë