MENU
klinika

Zbulon virusin në pesë minuta

COVID-19/ Krijohet testi “i lëvizshëm” në SHBA

28.03.2020 - 13:33

Një kompani amerikane theksoi se kishte krijuar një pajisje “të lëvizshme”, e aftë për të verifikuar në pesë minuta nëse një person është i prekur me koronavirus dhe në 13 minuta nëse rezultatet janë negative.

Kompania “Abbot Laboratories” konfirmoi në një komunikatë se agjensia federale federale e SHBA-së (FDA) i ka dhënë leje për të filluar prodhimin e këtyre testeve që ajo të jetë në gjendje për të furnizuar personelin mjekësor që prej javës së ardhshme.

Testet do të kryhen në sajë të një pajisjeje të lëvizshme pajisur me teknologji molekulare.

“Pandemia e Covid-19 do të luftohet në fronte të shumëfishta, dhe një pajisje e lëvizshme molekulare që do të jetë e aftë të japë rezultatet e testeve në disa minuta do të ndihmojë” theksoi një zyrtar i kompanisë, Robert Ford.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN