MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Dita e surprizave, ngecin Teuta dhe Bylis

08.03.2020 - 16:36

Teuta nuk ka arritur të vijojë rezultatet pozitive në një ndeshje, që para fillimit të saj mund të konsiderohej e fituar. Flamurtari është treguar një skuadër shumë serioze dhe i ka lënë të gjitha problemet jashtë fushës, duke barazuar 1-1 në Durrës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Flamurtarit. E dyta nisi me golin e Teutës, pas shumë polemikash. Arbër Çyrbja merr një shtyrje relativisht të lehtë nga Lukas Ramos, ndërkohë që ishte me shpinë nga porta. Gjyqtari akordon penallti, që e merr përsipër i sapofuturi në lojë Sherif Kallaku. Sulmuesi gabon përballë Moçkës, por është Çyrbja që e dërgon atë top në rrjetë.

Bylis nuk njeh fitore për këtë vit teksa edhe në ndeshjen e sotme e cila konsiderohej si e lehtë në letër, ballshiotët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Luftatërit.

Gjirokastritët respektojnë deri në fund kampionatin edhe pse ndodhën në një situatë të vështirë në klasifikim, megjithatë sërish gjejnë forcën për të luftuar me djemtë e rinj në skuadër. Sa i përket ndeshjes, Bylis ishte më mirë në pjesën e parë, teksa patën shanse për të shënuar, megjithatë goli duhej të vinte vetëm me 11-metërsh.

Lala shtyn në zonë Guindon dhe arbitri Llapra nuk heziton të akordojë penallti për miqtë. Nga pika e bardhë, Guindo ekzekuton saktësisht dhe iu jep avantazhin të tijve. Por, në minutën e 44, Bylis befasohet teksa në zhvillimet e një goditje dënimi, Lika harkon në zonë. Një harkim që nuk devijohet nga askush dhe befason portierin Miraka i cili me shikim e shoqëron në rrjetë. Kështu, pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Fraksioni i dytë i sfidës foli më shumë për vendasit që provuan të merrnin pikët e plota, por në momentet e fundit, gjirokastritët nuk ia dilnin të konkludonin.

Pas këtij rezultati, Bylis mbetet në vendin e shtatë të klasifikimit dhe rrezikon tashmë pasi ndjen hijen e Vllaznisë. Sakaq, vendasit mbeten të parafundit në klasifikim.