MENU
klinika

Përse 8-Marsi?

Dita për të drejta të barabarta

08.03.2020 - 14:45

Festohet sot në mbarë botën, dita kushtuar gruas. Zanafilla e kësaj dite speciale, ka në origjinë një ngjarje tragjike. 8 Marsi u përcaktua si “Dita e gruas”, për të kujtuar 129 punëtoret viktima të zjarrit që ra në fabrikën “Cotton”, në Nju Jork. Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune, ndaj më 8 mars, pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e repartit ku shpërtheu zjarri, vrau shumë prej grave të cilat punonin aty.

Por, në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë luftës II Botërore. Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.

Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907). Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909, mijëra punëtore në Nju Jork, hynë në grevë për ditë të tëra, duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave. Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën.

Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita dedikuar grave.

Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori, si Festa e Gruas, në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në rrugë, për të kërkuar fundin e luftës, duke i hapur rrugën kështu “revolucionit rus të shkurtit”. Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë, të caktonin datën 8 mars, si Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922, me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 Marsi është festuar si Dita e Gruas dhe si festa e Nënës. Kohët e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 Marsi është shndërruar në një manifestim femëror.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit