MENU
klinika

Nuk flitet më për sport

Edhe dy stadiume të tjera në luftën ndaj Covid-19

31.03.2020 - 16:37

Pas Manchester Cityt, një tjetër klub i Premier League vë në dispozicion stadiumin e vet në luftën ndaj pandemisë Covid-19. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, njoftoi se stadiumi i tyre është vënë në dispozicion të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të ndihmuar të prekurit me koronavirus.

“Ne si klub kemi qenë të qartë për sa i përket angazhimit për të ndihmuar komunitetin. Ndihma nuk ka qenë kurrë aq e nevojshme sa është sot. Ndihemi krenar pafundësisht për përpjekjet e kujtdo që është angazhuar në betejën me COVID-19 dhe konsiderojeni vendimin e sotëm vetëm si fillimi i asaj që mund të ofrojmë si klub,” – tha Levy për “Sky Sport”.

Stadiumi i Tottenham është i ri dhe ndodhet në një nga zonat më të populluara në Londër. Me një kapacitet prej 62 mijë vendesh, ai u inagurua prillin e vitit të kaluar dhe kushtoi rreth 1 miliard dollarë, ndër stadiumet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Stadiumi nisi rikonstruksionin në vitin 2016 dhe përfundoi në vitin 2019. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të operohet për të ndihmuar të prekurit nga Covid-19 në Londër.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një nga stadiumet e tenisit ku mbahet turneut i US Open është kthyer në një spital të përkohshëm. Ambientëve të saj i janë shtuar 350 shtretër që do të presin të infektuarit të tjerë, përjashtuar ato të prekur me koronavirus, si dhe do të përdoren për përgatitjen e ushqimin gjatë pandemisë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin