MENU
klinika

Frikë nga Koronavirusi

Edhe Joker me maskë

15.03.2020 - 10:52

Frika nga infektimi i koronavirusit nuk kursen as Joker. Edhe filmi që ka pasur një rekord të ardhurash në Kinema, përpiqet të ruhet kundër Covid-19. Todd Phillips, regjisori i filmit ‘Joker’, që në 2019 ka bërë për vete publikun dhe kritikët, ka ndarë në Instagram një imazh në të cilin i famshmi super i keq, në të cilën shfaqet me fytyrën e Joaquin Phoenix, mbrohet nga infeksioni me një maske.

‘Kohë të çmendura. Qëndroni të sigurt… Thënë këtë kam praktikuar alienacione shoqëror për vite me radhë. Funksionon’, ka thënë Philips në rrjetet sociale duke i vënë fjalët e tij në gojë të personazhit të Dc Comix. Ftesa e tij për fansat është të qëndrojnë në shtëpi dhe të limitojnë kontaktet me botën e jashtme.

Një postim i veçantë i vlerësuar shumë nga ndjekësit e regjisorit, që kanë lënë komente entuziaste dhe zemra sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premeria u duartrokit për 8 minuta

I suksesshëm ende pa u publikuar filmi “Joker”