MENU
klinika

Përhapja në SHBA

Edhe ylli i basketbollit amerikan rezulton pozitiv

18.03.2020 - 11:48

Agravohet situata edhe në SHBA sa i përket përhapjes së Koronavirusit. Pavarësisht masave të marra sa fundmi nga presidenti Donald Trump, numri i të prekurve ka shkuar në 6 mijë vetë, ndërsa konfirmohen 100 persona që kanë humbur jetën. Natyrisht, virusi famëkeq nuk bën dallim edhe te sportistët.

Ylli i basketbollit amerikan, Kevin Durant ka rezultuar pozitiv në testet e bëra. Basketbollisti i Brooklyn Nets dhe fituesi i të gjitha çmimeve të mundshme në NBA, është shfaqur me simptomat e Covid-19 dhe është detyruar t’u nënshtrohet analizave, që më pas kanë rezultuar pozitive. Durant duhet të qëndrojë në karantinë për afro 14 ditë, për të shmangur përhapjen e këtij virusi në personat e tjerë.

“Ndihem mirë. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të futen në karantinë. Do ta kalojmë edhe këtë” – shkruajti Durant mesazhin e tij në profilin e vet në twitter.

Katër lojtarë të Brooklyn Nets kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë klubi i New York-ut: tre janë raste pa simptoma, ndërsa një lojtar ka disa simptoma. Të gjithë lojtarët janë në izolim dhe po kurohen nga mjekët e stafit, që janë në lidhje të vazhdueshme me doktorët lokalë. Ndeshja e tyre e fundit ishte kundër Lakers-ave të LeBron James. Tashmë rrezikojnë edhe yjet e tjerë të jenë prekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një lojtar i Utah Jazz del pozitiv

Ndalet basketbolli, pezullohet Euroleague dhe NBA