MENU
klinika

"The News"

Filmi shqiptar konkurron në SHBA, pas triumfit në Australi

06.03.2020 - 13:45

Pas premierës botërore që pati në Australi, ku u vlerësua me çmimin e parë, si filmi më i mirë i festivalit “Flickerfest” – “The News” – filmi i regjisorit Lorin Terezai, tashmë po vazhdon të ngjitë shkallët e suksesit botëror.

Filmi me metrazh të shkurtër, kësaj radhe vjen i përzgjedhur si pjesëmarrës në Festivalin Prestigjioz Ndërkombëtar të Filmit dhe Videos, që zhvillohet nga data 6 – 12 prill 2020, në Ohio, SHBA.

Ky është festivali i dytë, që ky film është zgjedhur të marrë pjesë dhe festivali i dytë kualifikues për çmimet “Oscar”, që përzgjedh këtë bashkëprodhim nga Shqipëria e nga Spanja.

“The News” është filmi i metrazhit të shkurtër, për temën e të cilit, regjisori merr shkas nga realiteti i egër mediatik, atë me të cilin përballemi çdo ditë. Skenari i filmit është shkruar nga Lorin Terezi, që është njëherësh dhe producent i filmit dhe nga Anila Balla. Filmi vjen nga kompania e filmave “Mailuki Films” (Spanjë), nën financimin e Qendrë Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri.

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al