MENU
klinika

Gjirokastra solidarizohet me Italinë

Flamuri trikolor në muret e kështjellës së Argjirosë

30.03.2020 - 07:28

Ngjyrat e flamurit italian kanë ndricuar këtë mbrëmje muret e kalasë në Gjirokastër në shenjë solidariteti me Italinë e goditur rëndë nga COVID- 19.

Në një postim në facebook kreu i bashkisë së qytetit të gurtë, Flamur Golemi shkruan :

kolana e librave

Një shprehje thotë se nëse shtëpia e fqinjit është duke u djegur, mos prisni që shtëpia juaj të duket më e bukur pas kësaj. Ndajmë me italianët dhimbjen e thellë për mbi 10 mijë viktimat e shkaktuara nga virusi famëkeq dhe lutemi që kjo mortje të shporret sa më parë. Pas 30 mjekëve dhe infermierëve që dje lanë Shqipërinë për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre në Itali, ne në Gjirokastër bëmë një gjest modest solidariteti për të dëshmuar edhe njëheherë se sa e rëndësishmë është t’i gjendemi fqinjit në ditë të vështira, qoftë edhe me një mesazh të vogël. Flamuri trikolor u shfaq mbrëmjen e sotme në muret e kështjellës së Argjirosë. Mbase është shumë pak dhe me siguri që nuk e zhbën dot pikëllimin e madh që ka kapluar kombin italian, por konsiderojeni këtë gjest një shprehje të bukur të miqësisë e solidaritetit që s’do të mungojë kurrë prej shqiptarëve. #ForzaItalia

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërndahen broshura sensibilizuese

Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në pikat kufitare

Qëndrim në kundërshtin me rregullat shengen

Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të COVID 19


Çadrat në distancë 3.5 m larg njëra tjetrës

Saranda është gati për pushime!

E prekur një shtetase ukrainase

COVID-19 mbërrin në Sarandë!

Iku dhe i 5-të në më pak se një vit

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtor