MENU
klinika

“Nëse më ofrojnë diçka më të mirë, pse jo!”

Gaz Paja paralajmëron për largimin nga “Portokallia”

03.03.2020 - 09:17

Gaz Paja është përfolur shpesh herë për largimin e tij nga programi i humorit “Portokalli”.

Dhe aktori i njohur ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga “Portokallia” nëse dikush i ofron diçka më të mirë, ose nëse drejtuesit nuk i përmbahen linjave me të cilat ai ka nisur punën atje.

Në një intervistë për “Motor Plus” në Vizion Plus”, Gazi u shpreh se tashmë personi me të cilin ka bërë pazaret, nuk është më dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që të shkojë të punojë diku tjetër.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja.

Aktualisht aktori i njohur i humori po shijon rolin e ri të të qenit baba, pasi në tetor u bë baba i një djali me partneren Ira.