MENU
klinika

Mesfushori japonez

Honda vendos rekord, gol në 6 kontinente

17.03.2020 - 12:13

Mesfushori japonez Keisuke Honda u bë lojtari i parë në histori që shënon gol në 6 kontinente. Japonezi, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Milanit, aktualisht është pjesë e Botafogos në Brazil, teksa mbrëmë realizoi golin e 100-të në karrierë në barazimin 1-1 ndaj Bangu.

33-vjeçari e nisi karrierën te Nagaja Grampus në Japoni ku shënoi golin e parë si profesionist. Nga viti 2007 deri më 2017, Honda luajti në Europë, duke u aktivizuar me Venlo në Holandë, CSKA Moskë në Rusi dhe Milanin në Serie A, ku në total realizoi 53 gola.

Më pas Honda kaloi në Meksikë, duke luajtur me Paçukën. Në 29 ndeshje japonezi realizoi 10 gola. Pas Meksikës, destinacioni i radhës ishte Australia. 33-vjeçari ishte pjesë e Melburn, ku realizoi 7 gola në 18 ndeshje.

Gjithashtu, Honda shënoi dy gola në kontinentin afrikan me Kombëtaren e Japonisë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut. Tashmë, së fundmi në debutimin e tij në futbollin brazilian, 33-vjeçari gjen gol edhe në Amerikën e Jugut, duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon në 6 kontinente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN