MENU
klinika

Ish-kapiteni kuqezi, video nga Italia

Igli Tare me një mesazh për popullin shqiptar

12.03.2020 - 22:45

Pas Lorik Canës, është radha e Igli Tare për të dhënë një mesazh për shqiptarët që të tregojnë kujdes për veten dhe të afërmit e tyre nga përhapja e koronavirusit.

Në një video-mesazh të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, zyrtari i klubit itlian përsëriti mesazhet për të zbatuar rregullat higjenike dhe shmangien e lajmeve të rreme.

MESAZHI I IGLI TARES PËR SHQIPTARËT

Përshëndetje nga Roma! E para ndihuni mirë! Në Shqipëri po bëhen ato që në Itali u bënë me shumë vonesë. Ne jemi mbyllur në shtëpi dhe ju lutem bëjeni dhe ju. Ju lutem, mos dilni për qejf rrugëve dhe zbatoni rregullat sepse kjo është një luftë që fitohet me mbrojtje!

Kijeni parasysh, duke u ruajtur mbrojmë veten tonë dhe njerëzit e familjes, sidomos njerëzit që kanë probleme shëndetësore dhe pleqtë. Mos kini frikë, ruajuni nga lajmet e rreme! Lani duart, hapni dritaret, mësuani dhe fëmijëve tuaj dhe kini besim se çdo gjë do të kalojë me sukses! Ju përqafoj dhe mos harroni, mbani 1 metër distancë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni kuqezi u drejtohet shqiptarëve

Koronavirusi, Cana këshillon me anë të videomesazhit