MENU
klinika

Serie A, Java 26

Juventus “heq qafe” Interin dhe rimerr kreun

08.03.2020 - 22:36

Për herë të dytë këtë sezon Juventus ka mposhtur Interin, duke larguar zikaltrit në luftën për titullin kampion, ndërsa bardhezinjtë rimarrin kreun dhe duke se do të jenë në garë vetëm me Lazion. Kampionët e Italisë fituan 2-0 në “Allianz Stadium”.

Pavarësisht qarkullimit më sa shumti të topit, Juventus nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa Inter pak bëri me kundërsulm për të ndëshkuar vendasit. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Në të dytën vendasit ishin më kërkues dhe gjejnë golin në 55’. Ronaldo merr një top në zonë, por gjuajtjen e bën Ramsey dhe gjen rrjetën. Është sërish Ramsey protagonist në golin e dytë, teksa pason për Dybala dhe ky i fundit rrotullohet bukur duke mposhtur Handanovic. Më pas Juve mbron fitoren.