MENU
klinika

Videoja e italianit që po bën xhiron e rrjetit

“Kaloj natën me bombola oksigjeni, nuk fle dot, jeta më është shkatërruar”

18.03.2020 - 11:46

Një 41-vjeçar italian që është diagnostifikuar me koronavirus ka postuar një video i cili tregon se në fillim e ka nënvlerësuar këtë virus, por tani ndodhet në spital me një bombël oksigjeni.

“Po e bëj këtë video sepse ky virusi që ma nxiu jetën, po vazhdon të prekë njerëz të tjerë. Unë punoja si menaxher, kujdesesha për babain tim, kisha hobit e mia. E kam nënvlerësuar koronavirusin, si shumëkush prej jush, mendoja se është mashtrim, mendoja se bëhej për propaganda politike e të tjera. Ky virus më hyri në trup dhe më mori njeriun tim më të dashur, babain tim. Njerëzit mendojnë se është grip normal, por jua siguroj që nuk është kështu. Të futet në trup, depërton në mushkëri dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes. Duhet të kuptoni që kjo nuk është lojë. Po e kaloj natën me bombola oksigjeni, nuk flej dot, jeta më është shkatërruar. Uroj që askush të mos e provojë vuajtjen që po kaloj unë, është si film horror”, u shpreh Gianni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Letra prekëse e vogëlushit italian për Koronavirusin

“Të quajnë ‘Kurorë’, por nuk je mbret!”