MENU
klinika

4 mijë e 636 raste pozitive në Itali

Koronavirusi/ Lombardia ‘qendra e rrezikut’ të Europës, 197 viktima

06.03.2020 - 19:03

Janë 197 viktima nga koronavirusi në Itali sipas Corriere della Serra. Numri i të prekurve ka shkuar në 3916 teksa problemtike ngelet situata në veri.

Vetëm në Lombardi janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

Masa drastike janë marrë nga autoritetet italiane teksa në rajonet më të prekura nga koronavirusi është shpallur gjendja e emergjencës, shkollat janë mbyllur si dhe ndeshjet e futbollit luhen pa tifozë.

RASTET ME KORONAVIRUS NË ITALI SIPAS RAJONEVE: 

2.612 Lombardia
870 Emilia-Romagna
488Veneto
159 Marche
143 Piemonte
79 Toscana
54 Lazio

57 Campania
32 Liguria
31 Friuli Venezia Giulia
24 Sicilia
17 Puglia
16 Umbria
12 Molise
10 Provincia Trento
9 Abruzzo
5 Sardegna
3 Basilicata
7 Valle d’Aosta
4 Calabria
4 Provincia Bolzano