MENU
klinika

7 raste të reja

Koronavirusi në Serbi/ Shkon në 55 numri i të infektuarve

16.03.2020 - 14:31

7 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Serbi, duke e çuar në 55 numrin e personave të infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë dërguar për mjekim në spital, pa komplikime.
Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajm i mirë nga M. e Veriut

Shërohet nga COVID-19 pacientja zero