MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Koronavirusi po i jep fund ‘paktit të heshtur’ të kinezëve…

04.03.2020 - 17:28

Mund të duket i çuditshëm fakti që shpërthimi i koronavirusit të ri, COVID-19, ka prekur sundimin e Partisë Komuniste të Kinës (KPP), veçanërisht në një kohë kur përpjekjet agresive të kontrollit të qeverisë duket se po funksionojnë.

Por do të ishte gabim të nënvlerësoheshin implikimet politike të krizës më të madhe të shëndetit publik të Kinës në historinë e fundit.

Sipas një analize të New York Times, të paktën 760 milion kinezë, janë të izoluar në banesat e tyre. Kjo ka sjellë pasoja serioze individuale, por duket se ka kontribuar në një rënie dramatike të infeksioneve të reja jashtë Wuhanit, ku filloi shpërthimi.

Edhe pse udhëheqësit e Kinës kërkojnë përparim, ata po tregojnë shenja stresi.

Ashtu si elitat në autokraci të tjera, ata ndjehen më të prekshëm politikisht gjatë krizave. Ata e dinë që, kur frika dhe zhgënjimi i popullatës rritet, edhe gabimet e vogla mund t’i kushtojnë shtrenjtë dhe të çojnë në sfida të rënda për fuqinë e tyre.

Publiku kinez është tërësisht i indinjuar nga përpjekjet e autoriteteve për të fshehur informacionin rreth virusit të ri, përfshirë faktin që ai mund të transmetohet midis njerëzve.

Aparatet e censurës në Kinë u dobësuan përkohësisht, ndoshta sepse censuruesit nuk kishin marrë udhëzime të qarta se si të merreshin me histori të tilla. Dhe drejtuesit e biznesit, një grup zakonisht apolitik, kanë denoncuar sjelljen e autoriteteve te Wuhanit dhe kërkuan përgjegjshmëri.

Nuk ka dyshim se sjellja e autoriteteve  është ajo që e mundësoi virusin të përhapet kaq gjerësisht.

Nuk është për t’u habitur, Xi ka punuar shumë për imazhin e tij si një drejtues i fortë dhe kompetent.

Pasi qeveria qendrore urdhëroi mbylljen e Wuhanit në fund të janarit, Xi emëroi Kryeministrin Li Keqiang për të udhëhequr luftën kunder koronavirusit. Por fakti që ishte Li, jo Xi, ai që shkoi në Wuhan, dukej se dërgonte mesazhin e gabuar.

Më 3 shkurt, në një takim të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, Xi pranoi se ai kishte mësuar për shpërthimin para se të “binte” alarmi, dhe theksoi rolin e tij personal në udhëheqjen e luftës kundër virusit.

Për më tepër, më 10 shkurt, Xi bëri një seri paraqitjesh publike në Pekin, me qëllim forcimin e përshtypjes që ai e ka situatën nën kontroll.  Tri ditë më vonë, ai shkarkoi shefat e partive të provincës Hubei dhe bashkinë Wuhan për trajtimin e tyre jo adekuat të krizës.

COVID-19 mund të jetë erozioni i mbështetjes për CPC. Jo vetëm që jeta e tyre ka ndryshuar nga epidemia; ata janë bërë të vetëdijshëm për faktin se sa të pafuqishëm janë në një regjim që vendos sekretin dhe fuqinë e tij mbi shëndetin dhe mirëqenien publike.

Në epokën e pas-Maos, populli kinez dhe CPC i janë përmbajtur një kontrate sociale: njerëzit tolerojnë monopolin politik të partisë, për sa kohë që partia garanton përparim të mjaftueshëm ekonomik dhe qeverisje adekuate. Trajtimi i situates me COVID-19 kërcënon këtë pakt të heshtur. Në këtë kuptim, regjimi një-palësh i Kinës mund të jetë në një pozitë më të pasigurt sesa mendon.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al!

Minxin Pei është Profesor i Qeverisë në Kolegjin Claremont McKenna dhe anëtar në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.