MENU
klinika

Shehi merr frenat e verilindorëve

Kukësi prezanton trajnerin e ri, detajet e kontratës

02.03.2020 - 12:44

Pas mungesës së arritjes së marrëveshjes me Skënder Gegën, Orges Shehi ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e skuadrës verilindore dhe nuk ka hezituar për asnjë sekondë për të thënë “po” në drejtimin e ekipit të Kukësit pas shkarkimit të Shpëtim Duros.

Tekniku është prezantuar në zyrat e stadiumit “Air Albania” nën praninë e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi dhe administratorit Lavdërim Gjici. Ish-portieri i disa skuadrave në vendin tonë, edhe pjesë e kombëtares, që trajnerin e bëri për herë të parë e të vetme te Skënderbeu, edicionin e kaluar, ka marrë në dorë frenat e nënkampionëve të vendit.

Me një objektiv të qartë e të vetëm: fitimin e titullit kampion! Në të kundërt, Gjici ia ka paracaktuar fatin: shkarkim, si Duro e mjaft të tjerë nga ai stol i nxehtë, që ngjan shumë me një “karrige elektrike”. Prezantimi i Shehit është bërë nga drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi. Përmes faqes së klubit, zbulon detajet:

“Zyrtare! Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka rmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021!

Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezantuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të tojë trofe të shumtë me Skënderbeun, si dhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut. Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit. Forca Kukësi!”

Ish-portieri firmos kontratë për një vit e gjysmë. Ai do të marrë drejtimin e ekipit që në ditën e sotme, ku do të prezantohet me skuadrën në stërvitjen e orës 16:00. Kjo është eksperienca e tij e dytë si trajner, teksa gjithë sezonin e kaluar ka drejtuar Skënderbeun, ku përfundoi në vendin e katërt të Superiores.

francezi i kukesit dhe nexhipi

Nderim Nexhipi tha këto fjalë gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kukësit Orges Shehi: “Në emër të klubit i urojmë mirëseardhje Shehit. Është një kapitull i ri. Po marrim një trajner, që ka eksperiencë si lojtar. E nisi si trajner te Skënderbeu. U tha që Gjici i mbështet trajnerët e rinj.

Nuk është rastësi kjo përzgjedhje. Morëm një trajner me ambicie. Duam titullin dhe Gesi është një kampion. Kemi rënë dakord për deri në fund të sezonit. Uroj të kemi një ecuri të mirë. Skuadra nuk është ku duhet tani. Shpresoj ta kalojmë këtë krizë, çdo ekip e kalon një periudhë të tillë.

Uroj të japin të gjithë maksimumin për të arritur objektivin. Kemi pasur disa bisedime, ishin tre kandidatë për këtë pozicion. Vendosëm për trajnerin, që është këtu. Është shkruar shumë pas largimit të Duros, të cilin e falënderojmë për kontributin. Jemi të gjithë të varur nga rezultatet.

Kur nuk vijnë ato, ka edhe ndryshime. Kemi biseduar me disa kandidatë, por nuk dua të ndalem te emrat e përveçëm. Gega? Ka pasur një bisedë. Pas bisedimeve me Gesin, zgjodhëm atë. Ka dalë shumë herë kampion. Është zgjedhje, që besojmë të jetë e duhura. Kur ndryshohet trajneri, të gjithë janë fajtorë.

Nuk është situatë e këndshme, kur ndryshon trajneri. Kemi ekip të kompletuar, që e synon titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Presidenti Gjici ka bërë maksimumin për të ndërtuar ekipin. Ka edhe krizë siç po na ndodh ne duke u ndëshkuar në fund.

Me trajnerin e ri do ta kalojmë këtë ngërç. Nuk më tremb asgjë për trajnerin e ri. Kemi shumë besim te Gesi. E di mentalitetin që do përcjellë te grupi. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Vetë ish-portieri durrsak foli shkurt, duke dashur ta dëshmojë veten me punë dhe rezultatet: “Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin, sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN