MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 25

Laçi mposht rivalin direkt, “kërcënon” kreun

04.03.2020 - 15:56

Laçi “hakmerret” ndaj Bylisit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Kurbinasit fituan 2-1 ndeshjen e parë të javës 25. Një sukses përballë një rivali direkt dhe tani Laçi i afrohet me dy pikë Kukësit të vendit të dytë.

Pjesa e parë nisi menjëherë me presionin e vendasve që vendosën në vështirësi mbrojtjen e Bylisit, megjithatë nuk ia gjetën të realizonin. Fraksioni u parë u karakterizua edhe nga një nervozizëm në fushë, teksa u regjistruan disa kartonë të verdhë.

Sakaq, fraksioni i dytë i ndeshjes nis me në lajm të keq për Laçin. Kurbinasit humbën për shkak dëmtimi sulmuesin Nuabueze, megjithatë sërish ia dolën të gjenin golin falë Grecës që nuk fali përballë Hidit.

Por, mallakastriotët ditën të reagonin dhe barazuan falë një 11-metërshi të shënuar nga Mozone. Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë dhe 4 minuta para fundit të ndeshjes shënuan përsëri me anë të Donald Rapos, i cili ishte aktivizuar vetëm para pak minutash.