MENU
klinika

'Këto vlera duhej t’i transmetonte Evropa!'

“Leksion solidariteti”, ministri i Jashtëm italian falënderon Shqipërinë

29.03.2020 - 20:36

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka falënderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Me anë të një mesazhi të shkurtër dhe goditës, kryediplomati italian thkeson se Shqipëria dha një leksion solidariteti me vlera fondamentale, që sipas tij, Evropa duhej të transmetohen për atë që është në vështirësi.

“Egoizmi nuk vjen nga Shqipëria. Një leksion për solidaritetin. Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Janë këto vlera fondamentale që Europa duhej të trasmetonte për atë që është në vështirësi”, shkruan ministri italian.