Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit është mbyllur! Shkak për këtë është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga krejtësisht të pashqetësuar nga koronavirusit, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë.
Për këtë ka një vendim të Bashkisë së qytetit, e ndërsa tregtarëve u është vënë në dispozicion hapësira të mëdha tek sheshi i stadiumit, ai te ‘Mauzoleu i Dëshmorëve’ si edhe te shkolla e Muzikës, ndonëse mësohet se tregtarët janë të pakënaqur nga ky vendim.
Megjithatë, një vendim i tillë që synon shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve, nuk është pritur shumë mirë nga tregtarët. Ato kanë ngritur shqetësimin se e kanë të pamundur për të transportuar produktet në këto hapësira.