MENU
klinika

La Liga, Java 27

Messi nervoz, por i jep fitoren Barcelonës

07.03.2020 - 20:25

Barcelona ka vuajtur sërish, por kësaj here ka marrë pikët e plota. Ka mjaftuar një gol i Messit për 1-0 në “Camp Nou” ndaj Real Sociedad. Katalanasit marrin provizorisht kreun e renditjes, por Real Madrid ka ndeshjen nesër për të luajtur në fushën e Betis.

Pjesa e parë ishte me ritëm të lartë, por gjithsesi, kanë munguar golat. Messi ka rrezikuar ndëshkimin me karton të kuq pas shkeljes së kundërshtarit, por gjyqtari është mjaftuar me një karton të verdhë. Argjentinasi është parë nervoz.

Në pjesën e dytë vendasit ushtrojnë presion më shumë. Por goli do të vinte me penallti. Topi preket më dorë nga një prej futbollistëve të Sociedad dhe pas VAR, akordohet 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Messi. Më pas Barcelona mbron fitoren.